Ambasadorja e Kosovës arrin në Izrael

Ines Demiri do të jetë ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael.

Ajo tanimë veç ka arritur në Izrael, ku pritet që së shpejti të përfundojë procesi i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.

Arritjen e saj në Izrael e ka bërë të ditur Dan Oryan, që është Shef i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

“Mirësevjen në Izrael, Ines Demiri”, ka shkruar ai.