Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka vizituar sot Kosovën.
Ajo u prit edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hovenier tha se me ambasadoren Yuri Kim ka biseduar për prioritetet e tyre në rajon, derisa ai e ka shëtitur edhe nëpër disa pika të njohura në kryeqytet.
“Me kënaqësi mirëprita miken dhe kolegen time, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale” ka shkruar Hovenier në Twitter.
Lovely to welcome my friend and colleague, @USAmbAlbania Yuri Kim to Kosovo and to show her around Pristina. Ambassador Kim and I enjoyed reminiscing about our shared history as well as great conversation about our continued regional collaboration and priorities. pic.twitter.com/b1MBoQOXAG
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 4, 2022







