Ambasadori italian telefonon Abdixhikun, flasin rreth krijimit të institucioneve

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka zhvilluar sot në mëngjes një bisedë telefonike me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, pas zgjedhjes së këtij të fundit kryetar.

Orlando në faqen e tij zyrtare ka treguar se Abdixhiku i ka thënë se po punon për të krijuar mbështetje rreth krijimit të institucioneve.

“Unë e mirëprita pritjen e tij për një rol konstruktiv të opozitës”, ka shkruar Orlando.