Beqë Cufaj

Ambasadori i Kosovës në Gjermani reagon pas emërimit të Grenell si Përfaqësues Special i SHBA’së për dialogun

Richard Grenell pas emërimit nga Donald Trump, duhet të pres edhe miratimin e Senatit Amerikan për t’u vënë në krye të detyrës për pozitën e Përfaqësuesit Special të ShBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka përgëzuar Grenell për postin e ri të ndërmjetësuesit në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Përgëzime dhe shumë fat për Richard Granell. Jam i sigurt që ambasadori dhe miku im Richard Grenell do të bëjë një punë të mirë. Koha ka ardhur që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe që një marrëveshje finale ndërmjet dy vendeve të sjellë paqe dhe zhvillim në Ballkan”, ka shkruar Cufaj në profilin e tij zyrtar në twitter.

Për nominimin e Grenell njoftim për media ka lëshuar edhe ambasada e ShBA-së në Prishtinë, duke potencuar se ai do të ketë një post kyç dhe se do të jetë Përfaqësues Special Presidencial.

“Richard Grenell nga Kalifornia, që të shërbejë njëkohësisht si i Dërguar Special Presidencial për Negociatat Paqësore të Serbisë dhe Kosovës, dhe si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Federale të Gjermanisë” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Të habitur nga ky emërim që ka bërë Trump, kanë mbetur edhe ekspertë që njohin rajonin e Ballkanit Perëndimor. Florian Bieber ka thënë se nuk është lajmi i mirë, ndërsa Tim Judah i cili ka thënë se vendimi për emërimin e Grenell është i çuditshëm.

Bieber përveç tjerash ka shtuar edhe pikëpyetje se çfarë do të ndodh me Matthew Palmer, i cili ishte emëruar në deytrë të njejtë nga Sekretari Amerikan, Mike Pompeo.

loading…