Ambasadori amerikan mbështet e Paradën e Krenarisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, i është bashkangjitur tubimit për Paradën e Krenarisë, i cili ka filluar sot në orën 11:30, në sheshet e Prishtinës.

Ky organizim vjen në kuadër të Javës së Krenarisë, e cila shënohet çdo vit në Kosovë, përmes realizimit të aktiviteteve që synojnë fuqizimin e komunitetit LGBTI.

Kjo paradë, organizohet nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD), Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) dhe Qendra Kosovare per Studime Gjinore (QKSGJ).