Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka reaguar shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili e quajti “trillim” masakrën e Reçakut të kryer nga forcat serbe.

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se këto deklarata lavdërojnë krimet e luftës e rihapin plagët e të mbijetuarve, si dhe sipas tij çnderojnë edhe kujtimin e të vdekurve, shkruan lajmi.net.

“Përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar historinë e mirë-dokumentuar të masakrës së Reçakut lavdërojnë krimet e luftës, çnderojnë kujtimin e të vdekurve dhe rihapin plagët e të mbijetuarve”, ka shkruar ai.

Tutje, Hovenier ka thënë se ata që mohojnë mizoritë në Reçak pengojnë edhe pajtimin rajonal si dhe konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian.

“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar në fund Hovenier. 

(1/2) Attempts to rewrite & deny the well-documented history of the Recak massacre glorifies war crimes, dishonors the memory of the dead, and reopens the wounds of survivors. https://t.co/yv30XTSivW

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 27, 2022