Duke i uruar mirëseardhje ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar agjenden e Richard Grenell, të deleguarit të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas njoftimit nga kjo ambasadë kanë bërë të ditur se Grenell do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve në vend, transmeton lajmi.net.

“I urojmë mirëseardhje Ambasadorit Grenell, i Dërguari Special Presidencial, i cili sot do të takohet me udhëheqësit politikë dhe anëtarët e komunitetit të biznesit”, shkruan në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, ku kanë postuar edhe disa fotografi gjatë vizitës së Grenell.

Kujtojmë, se Grenell ka arritur mbrëmë në Kosovë. Deri më tani ai është takuar me të parin e shtetit, Hashim Thaçin, kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa.

Porosia e tij ka qenë  që të hiqet taksa, ndërsa, ka shtuar se nuk do të përfshihet në çështjet politike.