Ambasada Amerikane në Kosovë uron festën e Fitër Bajramit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi, Ambasada ka uruar besimtarët në katër gjuhë.

“Për të gjithë që festojnë Bajramin në Kosovë dhe nëpër botë: Me fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, thuhet në postim.