Ambasada amerikane: Mirë se vini në rrjetin e pastër të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka përgëzuar nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti, mes Kosovës dhe SHBA’së për rrjetin 5G.

Ambasada amerikane ka reaguar përmes një postimi në Twitter duke thënë se KOsova po tregon zotimet e saj në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtoni të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Tutje, Ambasada amerikane shkruan “Mirë se vini në rrjetin e pastër të Kosovës” dhe se rrjetet e ardhshme të Kosovës janë të sigurta dhe të lirë nga shitës të rremë.

Kujtojmë se marrëveshja u nënshkrua mes kryeministrit Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

“Mirë se vini në rrjetin e pastër të Kosovës. Nënshkrimi i djeshëm i memorandumit të bashkëpunimit për rrjetin 5G mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach tregon zotimin e Kosovës për marrëveshjet e Washingtonit dhe do të sigurojë që rrjetet e ardhshme të saj janë të sigurta dhe të lirë nga shitës të rremë”, thuhet në postim.