Almeda Abazi infektohet me Covid

Ishte vetë Tolgahan që tregoi se ishte infektuar me Covid-19. Ai shkruante se varianti britanik ishte më i keq dhe se nuk dilte menjëherë pozitiv.

Pas sqarimit se ishte shtruar në spital dhe se ka munguar në vazhdim në rrjete sociale, Almeda detyrohet të shpjegojë:

“Përshëndetje të gjithëve! Po marr shumë mesazhe për situatën tonë dhe ju falenderoj të gjithëve për interesimin dhe shqetësimin tuaj. Për këtë arsye më duhet të bëj një shpjegim.

Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19. Meqë ra fjala, bashkëshorti im Tolgahan ka dalë nga spitali, trajtimi i tij vazhdon në shtëpi. Ju urojmë të gjithëve shëndet dhe ju këshillojmë të tregoni kujdes ndaj sëmundjes”, shkruan Almeda.