Allegri optimist para ndeshjes me Atleticon
Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, e ka komentuar me këto fjalë fitoren 4-1 të marrë kundër Udineses:
Mungesat – “Më duket se do të kem vetëm një mbrojtës krahu për ndeshjen e së martës kundër Atleticos, sepse De Sciglio nuk do të rikuperohet. Të shohim se çfarë do të bëjmë”.
Paraqitja – “Sot lojtarët kanë bërë një punë të mirë, ishim përgatitur në mënyrën e duhur për këtë ndeshje. Tani na mungojnë pesë fitore për të arritur titullin, 75 pikë kur kanë mbetur 11 ndeshje nga fundi i kampionatit janë një gjë e bukur”.
Atletico – “Goli i pësuar? Ky rezultat do të na bënte punë të martën, por kundër Atleticos do të duhet të jemi të saktë dhe të luajmë mirë. Do të paraqitemi në gjendjen më të mirë të mundshme për atë ndeshje”.
Kean – “Mendoj se ka bërë mirë që ka qëndruar këtu. E sulmon portën shumë mirë, por duhet të përmirësohet në lëvizjet që bën. Gjithsesi, ka një cilësi të jashtëzakonshme dhe është ajo e shënimit të golave”.