Foto

Alketa Vejsiu bën ëndrrën realitet, shfaqet në kopertinën e revistës së famshme

Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare e njohur, Alketa Vejsiu, ka pasur nderin të paraqitet në kopertinën e prestigjiozes revistë “Forbes” për edicionin e Mbretërisë së Bashkuar.

Një arritje si kjo, që simbolizon suksesin dhe ndikimin në nivel ndërkombëtar, ka bërë që Vejsiu të ndihet shumë e emocionuar dhe krenare për prejardhjen e saj dhe për gjithë ato që ka arritur.

Në një postim në Instagram, Alketa ndau bukurinë e kësaj përvoje me ndjekësit e saj: “Jam vërtetë e lumtur që jam në ‘Forbes UK’”.

Foto: Alketa Vejsiu/Instagram

Shprehjet e saj pasqyrojnë ndjenjën e një ëndrre që bëhet realitet. Ajo shton se, edhe pse Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, aspiratat dhe vizionet e saj dhe të bashkëatdhetarëve janë gjithmonë të mëdha.

Alketa nuk hezitoi të theksojë se ndjenjën e të qenit “një qytetare e botës” dhe se me krenari ka treguar gjithmonë pasaportën shqiptare.

Postimi i saj mbyllet me premtimin që ajo do të “vazhdojë të numërojë yje më shumë se dollarë”, duke aluduar se vlerat e vërteta dhe arritjet shpirtërore janë më të rëndësishme sesa pasuritë materiale.

Ky lajm për bashkëpunimin e ardhshëm mes “Forbes” dhe revistës shqiptare “Class” (e cila është në pronësi të Alketës) sugjeron se ky artikull është vetëm fillimi.

Pozimi i Alketës për “Forbes” jo vetëm që shërben si një simbol i suksesit të saj personal, por edhe si një rrugë që hapet për të tjerët, duke u dhënë shpresë dhe motivim për të ndjekur ëndrrat dhe për t’u bërë zë i dëgjuar në botë./telegrafi