Meliza Haradinaj, këshilltare e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dështimit të marrëveshjes ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.

Ajo thotë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë.

Postimi i plotë:

Albini nuk është i interesuar të formojë qeverinë!

Konfidenca arrogante e VV-së për fitore të thellë nëse mbahen zgjedhjet e reja, është tregues i saktë i angazhimit të tyre aktiv për bllokimin e suksesshëm të koalicionit me LDK.

Bixhozi i tyre me strategjinë ‘all-in’ (merr apo humb të gjitha) i jep kuptim qëllimit për kontrollin e plotë mbi institucionet e Kosovës, qoftë duke nënshtruar LDK-në qoftë duke fituar (sipas tyre) mbi 45%. Mosbesimi i tij në sistemin demokratik pluralist, do t’ia dështojë secilën herë projektin e tij.

Maska politike ra.

Fushata zgjedhore po vazhdon…