Albin Kurti takohet me përfaqësuesin e koalicionit Vakat

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar sot me ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal Rasim Demir që njëherësh përfaqëson koalicionin Vakat.

Me ministrin Demiri, sipas Kurtit është biseduar për procesin zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnajë dhe sfidat që e presin Qeverinë e re.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Koalicioni VAKAT ka korrur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit. Në Prizren kanë dalë të katërtit, menjëherë pas LVV, PDK e LDK. Në legjislaturën e shtatë do t’i kenë dy deputetë. Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e qeverisë sonë të re.

loading…