Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vazhduar me prezantimin e aderimeve të reja në subjektin e tij politik.

Këto aderime ai po i quan shpresë për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje me njerëz të ditur e të ndershëm siç thotë ai, raporton Ballkani.info.

Skender Ferati, profesor i Historisë është aderimi më i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë i Albin Kurtit

Dje në Prizren na u bashkua Skender Ferati, profesor i historisë. Dikur ishte nxënës i Behajdin Hallaqit, sot e vazhdon kontributin si mësimdhënës. Babai i Skenderit, Haxhi Ferati, ka qenë i dënuar nga regjimi serb për aktivitetin e tij politik si zëvendës ministër parë i Mbrojtes së Republikës së Kosovës. Vazhdon rritja e Lëvizjes sonë anembanë Kosovës, me njerëz të ditur e të ndershëm, të të gjitha moshave e profesioneve.