Albin Kurti mirëpret studentët nga Estonia

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka pritur në takim studentët dhe profesorët nga Instituti i Studimeve Politike Johan Skytte, në Universitetin e Tartusë, Estoni.

Studentët kishin për qëllim të mësojnë më shumë mbi sfidat me të cilat ballafaqohet një shtet i ri, njofton Klan Kosova.

Duke u interesuar edhe mbi rrethanat e krijimit të Lëvizjes Vetëvendosje, formimin ideologjik të saj dhe rolin që luan në skenën politike në vend.

“Vizioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të ardhmen e Kosovës bazohet në shtyllat mbi të cilat u ndërtua edhe Bashkimi Evropian: shtet i mirëqenies dhe paqe përmes anti-fashizmit. Në këtë linjë, Kosovës i duhet demokraci, drejtësi dhe zhvillim që të kemi paqe e siguri të qëndrueshme”.

“Në kundërshtim me këtë vizion janë negociatat që Presidenti Thaçi po i bën në mënyrë jodemokratike, pa mandat, pa platformë dhe pa ekip, duke shkelur vullnetin e interest e popullit. Rruga e duhur drejt raporteve të drejta, përkundrazi, përfshin katër hapa përgatitorë:

  1. Vlerësimin e dialogut gjashtëvjeçar dhe të marrëveshjeve të deritanishme;
  2. Përpilimin e një liste me qëllimet tona dhe kërkesat ndaj Serbisë;
  3. Hartimin e një platforme me principe;
  4. Krijimin e një ekipi negociator me udhëheqje kredibile dhe strategji përkatëse”, ka shkruar Kurti në Facebook.