Gjatë një tubimi në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke u bërë thirrje njerëzve që të dalin në votime, tha se me 6 tetor do të ketë dasmë.

“Kam hy të shikoj trungun familjar nga ana e babait dhe nënës dhe diku rreth 200 persona kanë dalë që i kam në familje. Prandaj dhe ju konsiderojeni që më 6 tetor kemi dasmë dhe ftoni gjithë farefisin. Po kësaj radhe mos thuani jo këto nuk bën, por ftoni të gjithë çka i keni”, tha Kurti.Ndër të tjera, kreu i Vetëvendosjes foli edhe për diasporën, duke thënë se vetëm gjatë vitit të kaluar nga diaspora kanë hyrë 800 milionë euro.

“Bashkatdhetarët janë më shumë në numër s sa mendohet, ata ne nuk i duam veç për investime por edhe për dije dhe që trurin e tyre ta investojnë në Kosovë”, deklaroi Albin Kurti.

loading…