Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas triumfit historik të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kurti e cilësoi këtë sukses si rezultatin më të mirë që Kosova ka arritur ndonjëherë ndaj Suedisë dhe të dytin më të madh pas fitores ndaj Zvicrës.
“Rezultati më i mirë që kemi pasur ndonjëherë ndaj Suedisë, e më i miri i mundshëm pas ndeshjes me Zvicrën. Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme, që nuk vonoi shumë në këto ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Jemi të dytët në grup. Gëzuar!”, ka deklaruar Kurti.
Kombëtarja e Kosovës tashmë renditet e dyta në grup, duke rritur pritshmëritë dhe emocionet e tifozëve për kualifikimin historik në Botërorin e ardhshëm.







