Albin Kurti e Ramë Lahaj hyjnë “live” në Instagram

Kandidati për kryeministër i VV’së, Albin Kurti dhe tenori i famshëm kosovar, Ramë Lahaj janë futur live në një video në instagram, ku mbi të gjitha kanë diskutuar për fushën e artit.

Lahaj tha se i vije ke që 20 vjet pas luftës në Kosovë nuk ka një teatër të baletit dhe operës.

“Më vjen keq që 20 vjet pas lufte t’iu tregoj shokëve të mi që nuk kemi një teatër të baletit dhe operës”, ka thënë Lahaj.

Toneri madje i propozoi një ide për të cilën Kurti i premtoi se do t’ia realizojë këtë kërkesë.

“Prishtina do të mund të kishte një sallë universale, një sallë të operës”, tha Lahaj.

Tutje, Lahaj sqaroi pse po ‘përzihet’ në cështje politike dhe tha se për këtë cështje është kritikuar nga kolegët e tij.

“Kam pasur kritika nga miqtë dhe kolegët e mi, pse kinse po përzihem në çështje politike… Unë përzihem sepse jam qytetar i këtij vendi”, ka thënë Lahaj.

Kurti tha me shpoti se kërkesa e tij si tenor është mjaft e zëshme.

“E kam parasysh se kërkesat e një tenori janë shumë të zëshme. Unë padyshim që talentet që i kemi ne, do të dekurajohen nëse nuk e kanë infrastrukturën bazike”, tha Kurti.

“Ne do të themelojmë teatrin e baletit dhe operës. Është interesant propozimi për një sallë universale për të gjitha gjinitë e artit”, shtoi Kurti.

Në vazhdimësi, Kurti dhe Lahaj biseduan për tema të artit dhe sukseset e Kosovës në fushën e artit.