Albin Kurti e bën këshilltar serbin Nenad Rashiq

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka emëruar Nenad Rashiqin si këshilltar politik dhe udhëheqës të zyrës për çështje të komuniteteve.

Këtë e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Nenad Rashiq është emëruar këshilltar politik i Ministrit në detyrë edhe dhe udhëheqës i zyrës për çështje të komuniteteve brenda ZKM-së”.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Nenad Rashit kishte kandiduar për kryeministër me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.Rashiq nuk kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës. /ballkani.info/