Albin Kurti anëtarësohet në Vetëvendosje

Kreu i Vetëvendosjes në Komunën e Gjakovës Agon Batusha ka njoftuar se sot në VV është anëtarësuar një person me emrin Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Batusha ka bërë të ditur se Kurti është anëtari më i ri i VV-së në Gjakovë.

“Albin Kurti, anëtari më i ri i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë. Pas entuziasmit të fitores, po pranojmë antarësime të djemve dhe vajzave të reja, kryesisht votues për herë të parë. Mbrëm pranuam antarësimin e Albin Iljaz Kurtit. Koiqidencë, por e vërtet e madhe. Albini ka lindur në vitin 1999 dhe jeton në Gjakovë. Me profesion është rrobaqepës, por pasion e ka dizajnin.

Albin, emri dhe mbiemri yt është simbol i shpresës në Kosovë. E di, është përgjegjësi, por mbi gjitha mbaje me krenari se #erdhiDita”, ka shkruar ai.

loading…