Albërije Hadërgjonaj e ka publikuar një foto me nënën e saj.
Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj e ka publikuar në Instagram një foto me nënën e saj, imazh pranë të cilit i ka shkruar edhe disa fjalë.
Sot në ditën e nënës, Albërija ka zgjedhur fjalë zemre dhe një falënderim për më të shtrenjtën e saj.
“Urime dita e nënës. Faleminderit për çdo gjë që bën për ne. Të dua shumë mami”, ka shkruar ajo pranë fotos së postuar.
Ndryshe Albërija ka treguar nëpër intervista se është shumë e lidhur me nënën e saj.
https://www.instagram.com/p/BxWt373F96g/?utm_source=ig_web_button_share_sheet







