Albani i dhuron puthje Miriamit për ‘mirëmëngjes’

Dyshja shihen shumë të dashuruar në kohën e fundit.

Alban Skenderaj e Miriam Cani janë ndër qiftet më të dashura të skenës sonë.

Ata po kalojnë ditë të bukura në pushimet në Maldive, ndërsa nuk kanë kursyer as fotografitë nga ‘parajsa në tokë’, shkruan Gazeta Express.

E në një fotografi që Albani ka postuar sot, ata shihen në ujë dhe Albani i dhuron një puthje të ëmbël Miriamit të buzëqeshur.

Ai ka shkruar thjesht ‘Mirëmëngjes’ në përshkrimin e fotos, e duket se mëngjesi i Albanit ka filluar shumë mirë.