këngëtari

Albani feston ditëlindjen, Miriami i bën dedikimin special në rrjete sociale

Një nga këngëtarët më të suksesshëm në vend, Alban Skëndëraj ditën e sotme feston ditëlindjen.

Ai mbush 38 vjeç dhe në këtë ditë nuk ka munguar një urim i ëmbël nga Miriami.

Këngëtarja i ka bërë një dedikim romantik në Instagram ku nëpërmjet pak fjalëve i shpreh të gjitha.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Me fat që të kam”, shkruan Miriami në një foto ku shfaqet me Albanin.

Kujtojmë se dyshja në fillim të këtij muaji u bënë prindër për herë të dytë.

Në jetë erdhi vogëlushi i tyre, Duam dhe tashmë ditët e karantinës po i kalojnë të gjithë bashkë me Amelin.