Alban Veseli bëhet “vreshtar”

Alban Veseli është basketbollisti më i ri i KB Rahovecit.

Tashmë lajmi është bërë zyrtar nga faqja e klubit të “vreshtarëve”.

Veseli transferohet në Rahovec pas një edicioni të kaluar te Ylli në Therandë, kurse më parë ishte pjesë e top-klubeve kosovare si Prishtina e Peja.

Për Rahovecin, Veseli është basketbollisti i pestë i transferuar, pas tre të huajve dhe një lojtari vendor të prezantuar më parë.

“Dita kur Alban Veseli u bë ‘vreshtar’. Mirë se vjen në ‘Qytetin e Rrushit’”, ka shkruar në Facebook KB Rahoveci ku ka publikuar edhe një video në të cilën shihet Veseli duke hyrë në sallën e sportit të Rahovecit.

https://www.facebook.com/KBRahoveci/videos/474362573343301/?v=474362573343301