Akullore shtëpiake me çokollatë dhe mjedra


Akulloren mund ta përgatisni edhe pa një makinë të posaçme, duke ndjekur disa hapa të thjeshtë me këta përbërës

Nevojiten:

– 500 g ajkë e ëmbël,
– 100 g krem me shkumë,
– 200 g ajkë e thartë,
– sheqer sipas dëshirës,
– 200 g mjedra,
– 100 g çokollatë qumështi,
– 50 g biskota të bluara.

Përgatitja:

Tundni ajkën e ëmbël, shtoni kremin e tundur dhe ajkën e thartë.

Ndani përgjysmë dhe në njërën gjysmë shtoni lëng mjedre, në tjetrën çokollatën dhe biskotat dhe të gjitha bashkoni.

Qitni në kuti plastike, mbyllni dhe futni në frigorifer ngrirës, transmeton Telegrafi.