Aktorja e “La Casa de Papel” ndan momentet e pritjes së ëmbël në muajin e saj të shtatë të shtatzënisë

Një nga aktoret spanjolle më të dashura për publikun Esther Acebo, apo “Stockholm” siç njihet ndryshe nga të gjithë për shkak të serialit të famshëm “La Casa de Papel” , është tashmë në muajin e shtatë të shtatzënisë së saj të parë.

Ky lajm është publikuar nga vetë Esther me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” në fillim të muajit dhjetor.

Ajo postoi disa foto me rroba banjoje, në të cilat duket se po priste një bebush, prej barkut të saj të rrumbullakosur.

Pas publikimit të lajmit të pritjes së ëmbël, aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në mënyrë të vazhdueshme foto të procesit të shtatzënisë së saj.

Pavarësisht fotove të shumta, aktorja e ka mbajtur jetën e saj personale shumë të fshehtë dhe private. Identiteti i babait të bebushit ende nuk është bërë i njohur. Ndërkohë që lidhja e fundit publike e saj ishte me aktorin Alejandro Tous.

Marrëdhënia e tyre u bë e njohur pasi një paparac i fotografoi ata duke ecur në rrugët e Madridit.

Mirëpo ende nuk dihet nëse çifti ende janë të lidhur, dhe nëse Alejandro është pikërisht babai i fëmijës.

Rikujtjomë se seriali “La Casa de Papel”, në të cilën aktorja lunate bëri një bujë të madhe, duke u kthyer në një nga serialet më të ndjekur të “Nëtflix”.