Aktori i njohur Jeton Zogjani, ka vendosur që të futet në politikë. Ai sot i’u është bashkuar Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar përmes llogarisë në ‘Facebook’, vetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”, ka shkruar Haradinaj.
loading…







