Aktivisti i VV-së në Pejë që tmerroi një qytet me dasmën e djalit të tij

Përderisa qytetarët janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre për shkak të shfaqjes së koronavirusit në vend dikush organizon dasëm.

Është, Dardan Belegu, anëtar i VV-së në Pejë i cili ka ftuar shokët e tij që janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në një aheng dasme në kohën kur Ministria e Shëndetësisë këshillon që të shmangemi nga tubimet, trasnmeton Ballkani.info

100 të ftuar ishin në këtë dasëm e organizuar në një kohë tejet të rrezikshme. Panika në Pejë ishte shumë e madhe dje pasi dëgjuan që ka dasëm përderisa shumica e qytetarëve janë izoluar nëpër shtëpi për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar të gjitha tubimet përfshirë organizimin e dasmeve dhe ceremonive të varrimit, masa më rigoroze ka në komunat ku janë shfaqur të infektuarit nga koronavirusi përfshirë Klinën e cila është shumë afër me Pejën, vendi ku aktivisti I VV-së me shokë organizuan dasëm duke shkelur vendimin e kryeministrit të tyre. /Ballkani.info/