Aktakuza për vrasjen e Ivanoviq është gati, duhet veç të përkthehet

Teksti i aktakuzës për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit ka përfunduar dhe është dërguar në përkthim, ka konfirmuar për Kossev Mahmut Halimi, avokati i Marko Roshiqit, njërit nga, deri tani, shtatë të akuzuarve për përzierje në rastin e vrasjes. Avokati i Roshiqit është thirrur në pretendimet e Prokurorit Special Sylë Hoxha.

Teksti i aktakuzës për vrasje të Ivanoviqit është gati dhe është dërguar në përkthim

Prokurori Special i ngarkuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Sylë Hoxha, qysh më 01 nëntor ka konfirmuar për Kossev se në afat prej 15 deri 20 ditësh do të ngrihen aktakuzat kundër të dyshuarve Marko Roshiq, dhe Nedelko Spasojeviq, si dhe që po punohet në atë të arrihet aktakuza e përbashkët kundër të gjithë të dyshuarve.

Hoxha njëkohësisht ka deklaruar se kjo prokurori ka informata të reja në lidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb, por se ato do të bëhen të njohura për publik në momentin e ngritjes së aktakuzës. Nëntëmbëdhjetë ditë më vonë, aktakuza ende nuk është ngritur, mirëpo, siç ka konfirmuar avokati i Marko Roshiqit për Kossev, teksti është kryer dhe është dërguar për përkthim.

“Aktakuza nuk është ngritur, presim. Dje më ka thënë Prokurori Special Sylë Hoxha se aktakuza është kryer dhe është dërguar në përkthim dhe për këtë do të vonojë pak”.

Kur do të ngrihet, cilët janë të akuzuarit, a janë në pyetje aktakuzat individuale apo grupore, çfarë i vihet në barrë të dyshuarve, Halimi nuk e di, prandaj thotë se duhet të presim publikimin e saj, gjegjësisht ngritjen zyrtare