Policia është duke e zhvilluar një aksion në Prishtinë.
Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Lajmine ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Për detaje dhe informacione shtesë do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, tha Hoxha.
Në media është raportuar se aksioni ka të bëjë me falsifikimin e dokumenteve.
Raportohet po ashtu se ka edhe të arrestuar.







