Vitia

Aksion pastrimi në Viti

Vullnetarët e Let’s Do It Kosova do t’i bashkohen aksionit të sotëm për pastrimin e rrugës Viti – Binçë – Debelldehi, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Let’s Do It Kosova njofton të gjithë vullnetarët që duan të marrin pjesë në këtë aksion, se nisja nga Prishtina bëhet me autobus në orën 08:30 nga zyrat e Let’s Do It Kosova në Pejton.

ë aktivitetet e organizuara nga Komuna e Vitisë, parashihet që përveç pastrimit, të rregullohen edhe disa hapësira, siç janë hapësirat te varrezat e qytetit, hapësira afër xhamisë dhe kishës katolike në Kabash, pastrimi i shtratit të lumit Morava e Binçës rreth shëtitores në rrugën e Binçës dhe disa deponi të vogla në rrugën e Debelldehut deri tek pika kufitare me Republikën e Maqedonisë

Po ashtu, parashihet edhe vendosja e disa tabelave me mesazhe për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe pyjeve.Në aksionin e sotëm do të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.