Aksion i policisë në Brezovicë

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë duke zhvilluar një aksion në Brezovicë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është duke u zhvilluar një operacion në këtë rajon në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante”, ka thënë Kelani.

Ai ka thënë se aktualisht nuk mund të japë detaje të tjera, deri në përfundimin e aksionit. /Ballkani.info

loading…