Aksidentohet vetura e nuses në Klinë

Është aksidentuar vetura e nuses në fshatin Gremnik të Klinës.

Në fotografitë e publikuara , shihet vetura e aksidentuar e nuses dhe dhëndri afër saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Insajderin se nuk ka të lënduar përpos dëmeve materiale.

“Ka qenë një aksident i vogël, nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale”, tha ai.