Aksidenti në Rrugën e Kombit, 2 të vdekur, 3 rëndë

Dy persona kanë vdekur pasditen e sotme në një aksident të rëndë të ndodhur në Rrugën e Kombit.

Siç bëhet e ditur mësohet se nga përplasja e dy makinave kanë humbur jetën dy persona, e tre të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy makina një ‘Volkswagen’ dhe një ‘Benz’. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimave dhe të plagosurve, shkruajn mediat shqiptare

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fang në Rubik.