Vdesin dy persona në aksidentin në Korroticë të Drenasit

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Korroticë të Drenasit.

Siç ka bërë të ditur policia, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Por, Telegrafi mëson se dy persona (të gjinisë femërore), kanë humbur jetën pasi nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra.