Aksident

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduarit po trajtohen në QKUK

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të një automjeti-kamionetë dhe një veture dje, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar.

“Autostrada “Ibrahim Rugova” km-48. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamionetë, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur veturën e cila ishte ndalur në skajin e rrugës. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

VIDEO BONUS: Haradinaj dhe Kurti përshëndeten “ftohtë” në tubimin e minatorëve