Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy veturave në Ferizaj.

Si pasojë e këtij aksidenti, i lënduar ka mbetur një person.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Sot, në ora 17:00 ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.Veç dëmeve të shkaktuara materiale është lënduar një person , i cili për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve te Aksidenteve po e heton rastin”, ka thënë Veseli