Një aksident ka ndodhur tek Zona Industriale në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur tek udhëkryqi afër terminalit doganor.

Në aksident kanë qenë të përfshira një kamion (shleper) dhe një veture.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Në këtë pjesë semaforat nuk funksionojnë shkaku i prishjes.