Aksident në Suharekë, një i lënduar

Një person është lënduar sot në autostradën “Ibrahim Rugova, në Duhël të Suharekës, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe kamioni.

Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:10 në autostradën” Ibrahim Rugova në kilometrin e 34-të, Suharekë-Duhël është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion”.

“Një person është lënduar si pasojë e aksidentit dhe i njëjti është përcjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.