Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Podujevë.
Sipas fotografive që ka siguruar Ballkani.info, një veturë e tipit Golf 4 shihet e aksidentuar.
Aksidenti ka ndodhur në Rrugën “Qëndresa” afër ETC-së në Podujevë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia.
Në këtë rrugë ka vazhdimisht aksidente…
Së shpejti ju sjellim detaje të reja.











