Aksident në dalje të Prishtinës, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën që lidhë Prishtinën me autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prishtinës, rreth orës 11:30.

Sipas dëshmitarëve si pasojë e këtij aksidenti disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ballkani ka siguruar pamje nga ky aksident dhe do të vazhdojë të iu mbajë të informuar për detaje të tjera.

loading…