Aksident në afërsi të konvikteve, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të konvikteve.

Një dëshmitar i rastit ka dërguar fotografitë për lajmi.net dhe ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, vetura e tipit “Audi” e cila shihet në fotografi ka goditur veturën e tipit “pickup” duke ia devijuar drejtimin me ç’rast vetura ka goditur edhe një shtyllë të semaforëve.

Lajmi.net mëson se në vendin e ngjarjes ka mbetur i lënduar një person. 

Më poshtë fotografitë: