Aksident me të lënduar në Kaçanik

Numri i aksidenteve në trafik vazhdon të jetë shqetësues në vendin tonë.

Vetëm javën që lamë pas, pesë persona vdiqën si pasojë e këtyre aksidenteve.

E një aksident më të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kaçanikut, saktësisht tek fabrika e Silcaporit, përcjellë Indeksonline.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat shihen të shkatërruara tërësisht, derisa ka edhe të lënduar.