Aksident katastrofal në autostradën Nish-Beograd, shtatë të vdekur, dyshohet edhe një kosovar

Një aksident i tmerrshëm është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në autostradën Beograd-Nish.

Në orën 7 e 20 të mëngjesit të sotëm një përplasje e dy kamioneve ka shkaktuar aksidente zingjirore duke bërë që në aksident të përfshihen edhe 40 vetura të tjera.

 

 

Shtatë viktima janë regjistruar deri më tani, ndërsa deri në 40 persona janë të plagosur.

mesin e viktimave sipas një gazete serbe thuhet se është edhe një shqiptar./Indeksonline/