Aksident i rëndë në Vushtrri, publikohen pamjet e para

Dy vetura janë ndeshur mes veti para pak çasteve në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.

Indeksonline ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen veturat e shkatërruara.

Përveç dëmeve materiale ende nuk është njoftuar për gjendjen e personave që ndodheshin në automjete.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.