lëndime

Aksident i rëndë në Veternik, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, saktësisht në lagjen Veternik.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësor, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në lagjen Veternik. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime të renda trupore. Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.