Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Kaçandoll të Mitrovicës ku një veturë ka rënë në humnerë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mund të konfirmoj se kemi informatën për një aksident trafiku me persona të lënduar, por ende nuk kemi detaje më shumë”, ka thënë Zahiti.

loading…