Aksident i rëndë në Ferizaj, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Ferizaj, konkretisht në fshatin Lloshkobare.

Për pasojë, dy persona janë lënduar, shkruan lajmi.net.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave.

Në ora 19:20, në afërsi të fshatit Lloshkobare ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes 3 automjeteve të udhëtarëve me targa vendore, veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime të lehta kanë marrë dy persona”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.