Policia jep detaje

Aksident i rëndë në Çagllavicë, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Ferizaj më saktësisht në Çagllavicë.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Sipas saj në aksident janë përfshirë tri automjete.

 “Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në  rrugën Prishtinë -Ferizaj në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhënëses, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.